75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gola, spektakël, bukuri, Shaqiri, o zot çfarë Liverpooli

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen kundër Neëcastle.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me rezultat 4-0 në një ndeshje të dominuar gjatë 90 minutave.

Golin e parë për Reds e shënoi Dejan Lovren në minutën e 11-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Mohamed Salah nga penalltia në minutën e 47-të të ndeshjes.

Xherdan Shaqiri ishte protagonist edhe në këtë ndeshje duke shënuar golin e tretë në minutën e 79-të.

Rezultatin e vulosi Fabinho në minutën e 85-të me një gol me kokë.

Rivali kryesor i Liverpoolit, Manchester City ka pësuar humbje kundër Leicester Cityt me rezultat 2-1.

Liverpooli është në vendin e parë me 51 pikë, e ndjekur nga Tottenham me 45 pikë dhe në vendin e tretë Manchester City me 44 pikë. /IndeksOnline/