23:09 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Gola, spektakël dhe kthim rezultati – Një e enjte perfekte me ‘Europa Ligë’

Kanë mbaruar ndeshjet kthyese të ‘Europa Ligës’ dhe tashmë dihen gjysmë-finalistët në këtë garë.

Ekipi i Chelseas është kualifikuar me mjaftë vështirësi kundër Slavia Pragues. Ekipi anglez shënoi fitore me rezultat 4:3. 

Anglezët shënuan katër gola në pjesën e parë.  Pedro me dy gola, Giroud me një gol dhe një auto-gol ishin realizatorët për Chelsean. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4:1.

Në pjesën e dytë qekët shënuan dy gola duke i bërë presion Chelseas. Por kaq kishin forcë Slavia Prague. Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 5:3.

Ekipi gjerman, Eintracht Frankfurt ka arritur të bëjë befasinë ndaj Benficas. Gjermanët i mposhtën portugezët me rezultat 2:0 duke u kualifikuar në gjysmë-finale.

Rezultati i përgjithshëm është 4:4 por Frankfurt u kualifikuar për shkak të golave si mysafirë.

Kostic dhe Rode realizuan për gjermanët, ndërsa portugezët nuk kishin forcë të shënonin sot.

Arsenali arriti ta mposht edhe si mysafirë Napolin. Skuadra angleze shënoi fitore me rezultat 0:1.

Golin e vetëm e shënoi Lacazzette në minutën e 36-të. Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshejt ishte 0:3.

Derbi i skuadrave spanjolle mes  Valencias dhe Villarrealit i takoi ‘Lakuriqëve’.

Valencia arriti ta mposht edhe në ndeshjen e dytë ‘nëndetësen e verdhë’ me rezultat 2:0.

Golat për Valencian i shënoi Latorre dhe Parejo. Rezultati i përgjithshëm ishte 5:1./Indeksonline/