Gola të tillë shohim rrallë, futbollisti i Bragas realizon me vollej

Skuadra e Benficas shënoi fitore 3-2 ndaj Bragas në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Portugalisë.
Një supergol u shënua mbrëmë nga futbollisti i Kombëtares së Uruguait, Rodrigo Zalazar Martinez, shkruan Indeksonline
24-vjeçari realizoi një gol me vollej në minutën e 48’të për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Por, ekipi vendas shënoi për 3-2 me anë të Frederik Aursnes dhe arriti ta kualifikonte ekipin e tij në fazën tjetër të Kupës së Portugalisë./Indeksonline/