Golashënuesit më të mirë në top-5 ligat më të forta në Europë

Gara për ‘Këpucën e Artë’ pritet të jetë shumë interesante edhe pse sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka shkuar shumë larg me gola.
Lojtari i Bayernit është golashënuesi më i mirë në top-5 ligat më të mira në Europë. Ai ka të shënuar 35 gola, shkruan IndeksOnline
Mbrapa Lewas janë dy sulmuesit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi me nga 25 gola.
Në pozitën e katërt, është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Silva An. me 24 gola, kurse top-5 e mbyllin Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Lista e golashënuesve në top-5 ligat europiane:
Robert Lewandowski – 35 gola
Lionel Messi / Cristiano Ronaldo – 25 gola
Silva An. – 24 gola
Kylian Mbappe/ Erling Haaland – 23 gola
Harry Kane/ Romelu Lukaku/ Karim Benzema – 21 gola