Golashënuesi më i mirë i Stuttgart zbulon gjithçka: Unë kam një emër tjetër, ma ndryshoi agjenti…

Sulmuesi i VfB Stuttgart, Silas Wamangituka ka zbuluar skandalin që e kishe bërë një agjent i tij.
Ai tha se ka një emër dhe një moshë tjetër, shkruan IndeksOnline
Sulmuesi i tregoi klubit gjerman se kishte frikë kur u largua nga Republika Demokratike e Kongos në moshën 17-vjeçare për të luajtur më pas në klubin francez të ligës së ulët, Ales.
“Është një hap i vështirë për ta zbuluar historinë time”, ka thënë sulmuesi
Ai tha se emri i tij i vërtetë është Silas Katompa Mvumpa dhe data e tij e lindjes është 1999 dhe jo 1998 – duke e bërë atë kështu 22-vjeçar./IndeksOnline/