Golashënuesi më i mirë në Evropian deri më tani është “Autogoli”

Kampionati Evropian po vazhdon të dhuroj spektakël për tifozët e futbollit.
Shumë gjëra të papritura kanë ndodhur deri më tani në Evropian, transmeton Indeksonline.
5 futbollistë kanë shënuar autogola këtë sezon, “Autogoli” është golashënuesi më i mirë deri më tani në Evropian.
Patrick Schick dhe Cristiano Ronaldo deri më tani kanë shënuar nga 3 gola, duke qenë kështu futbollistët me më së shumti gola.
Mbetet të shihet se deri në fund të Evropianit edhe sa autogola do të shënohen./Indeksonline/
