09:35 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Golashënuesi më i mirë në Kosovë, ndiqet nga “kampioni vjeshtor”

Sulmuesi Kastriot Rexha do të largohet nga Feronikeli pasi qëndroi një vit e gjysmë aty.

Kampioni aktual ka bërë të ditur se nuk i nevojiten më shërbimet e Rexhës, edhe pse ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se Ballkani është shumë i interesuar për transferimin e Rexhës.

Megjithatë, primare për sulmuesin kosovar është fillimisht shkëputja e marrëveshjes me Feronikelin, nga e cila mund të përfitojë shumë të madhe financiare.

Kujtojmë, se Rexha është golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2019.

/Indeksonline/