Golashënuesit më të mirë para se koronavirus ta ndërpresë futbollin

Futbolli dhe thuajse gjithçka tjetër është ndalur tash e dy muaj, për shkak të virusit vdekjeprurës, COVID-19.
Para se futbolli të ndërpritje, disa futbollistë ishin në ecuri fantastike, madje duke lënë prapa me gola edhe Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që kanë qenë të pakapshëm për më shumë se 10 vite.
Futbollisti që aktualisht ka shënuar më së shumti gola në të gjitha garat, është 19 vjeçari i talentuar i Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Ai numëron 40 gola me Salzburgun dhe Dortmundin në 33 paraqitje.
Aty pranë gjendet Robert Lewandowski i Bayern Munich, që po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Ai ka shënuar 39 gola në 33 ndeshje, raporton Gazeta Express.
Më poshtë i gjeni golashënuesit më të mirë.
Erling Haaland – 33 ndeshje, 40 gola
Lewandowski – 33 ndeshje, 39 gola
Mbappe – 33 ndeshje, 30 gola
Immobile – 33 ndeshje, 30 gola
Timo Werner – 36 ndeshje, 27
Ronaldo – 32 ndeshje, 25 gola
Leo Messi – 31 ndeshje, 24 gola
Romelu Lukaku – 35 ndeshje, 23 gola
Aguero – 30 ndeshje, 23 gola