Golashënuesit më të mirë të kualifikimeve, dy të parët janë befasi
Kanë mbetur vetëm edhe nga dy ndeshje deri në fund të kualifikimeve për Euron 2020. Tashmë gjashtë kombëtare e kanë siguruar kualifikimin derisa 18 të tjera do ta kërkojnë këtë në xhiron e fundit gjatë muajit nëntor.
Gjatë kësaj faze ka pasur befasi të madha, duke dalë në pah emra të ndryshëm që kanë shkëlqyer me kombëtaret.
Deri tani, sulmuesi i izraelit, Eran Zahavy, është golashënuesi më i mirë i këtyre kualifikimeve, shkruan Indeksonline.
Ai ka realizuar 11 gola deri tani dhe asnjë nga këto nuk e ka shënuar nga pika e bardhë.
I dyti në listë është sulmuesi i Rusisë, Artem Dzyuba, i ndjekur dyshja angleze Kane dhe Sterling me nga tetë gola.
Te Kosova me më shumë gola është Vedat Muriqi, me katër gjithsej, duke u renditur në vendet e 19-a. /IndeksOnline/
