75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Golat e Asanit dhe Asllanit në tre më të bukurat në kualifikueset e Euro 2024 (VIDEO)

UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur në kualifikueset e Kampionatit Evropian ”EURO 2024”.

Në mesin e tyre janë edhe golat e futbollistëve të Shqipërisë, Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të votave të tifozëve, goli i futbollistit të Kazakistanit, Askhat Tagybergen, i shënuar ndaj Danimarkës, është në vendin e parë.

Perla e Jasir Asnait ndaj Polonisë renditet në vendin e dytë, kurse goli i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/