Golat e Ballkanit në ndeshjen kundër Klaksvik (VIDEO)

Ballkani ka arritur fitore me rezultat 3-2 kundër skuadrës së Klaskvikut në ndeshjen e parë të raundit të tretë për kualifikimet e Ligës së Konferencës, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Nazmi gripshi pas një asistimi nga Lumbardh dellova në minutën e 30-të.
Ballkani dyfishoi epërsinë me anë të Meriton Korenicës, i cili shënoi një super gol pas asistimit të Ermal Krasniqit në minutën e 41-të.
Albion Rrahmani me një raketë jashtë 16-të metërshit shënoi për rezultatin 3-0 në minutën e 50-të.
Ai u bë golashënuesi më i mirë i kualifikimeve në Conference League për këtë vit, pasi me golin e sotëm arriti në kuotën e gjashtë golave këtë edicion deri më tani.
Në vazhdim të ndeshjes, Ballkani pësoi dy gola nga skuadra e Klaskvikut.
Ishte Pall Klettskard i cili shënoi të dy golat për skuadrën nga Ishujt Faroe, fillimisht në minutën e 69-të e pastaj në minutën e 88-të, ngushtoi rezultatin në vetëm një gol diferencë.
Me rezultat 3-2 u mbyll ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja kthyese luhet javën tjetër në Ishujt Faroe./Indeksonline/