75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / L A

Golat e Son nuk e shpëtojnë LAFC nga eliminimi, mposhtet nga Vancouveri i Mullerit

Los Angeles FC është eliminuar nga play-offi i MLS.

Skuadra ku luan Heung Min Son, ndonëse kishte përmbysur rezultatin nuk arriti t i shpëtonte eliminimit, pasi u mposht nga Vancouver Whitecaps, skuadër ku luan Thomas Muller.

Golat për Vancouverin shënoi Sabbi dhe Laborda, ndërsa për LAFC shënoi golat Heung Min Son, me një nga to që ishte një goditje dënimi.

Rezultati i ndeshjes ishte mbyllur 2-2, me Vancouverin që fitoi 4-3 përmes penalltive.

Vancouver, në finalen e Konferencës Lindore do të pres fituesin e ndeshjes Cincinnati-Inter Miami./IndeksOnline/