Golat e St Joseph’s kundër Prishtinës dhe festa sikur të fitonin Ligën e Kampionëve
Dje ka qenë një ditë e madhe për skuadrën nga Gjibraltari, St Josephs.
Skuadra gjysmë amatore ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese të Europa League.
Fede Villar dhe Junfri shënuan golat e triumfit në Gjibraltar për vendasit, njëri me kokë e tjetri në portën e zbrazët pas një asistimi nga ana e majtë.
Ajo që ra në sy është festa e çmendur e vendasve pas të dy golave, duke u llogaritur kjo si një fitore e madhe për ta.
Në fazën tjetër, St Josephs do të luaj me Rangersin e Steven Gerrard. /IndeksOnline/