75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gold Ag feston ditëlindjen, tregon torten me motive kombëtare

Reperi i njohur kosovar, Gold Ag ka festuar ditën e sotme ditëlindjen mes shumë urimesh nga njerëzit e tij më të dashur dhe fansat.

Megjithatë ajo çfarë ka dalluar ka qenë torta e ditëlindjes së Gold Ag, e cila lidhet me anën patriote të tij.

Ai ka ndarë një foto të saj, ku shkruhej “Ushtria çlirimtare e Kosovës. Urime ditëlindja e 34”.

“Faleminderit pafund të gjithëve për urimet, ju paça gjithmonë. Ëmbël ju shkoftë jeta”, ka shkruar Gold krah postimit të tij.