Gold AG-u i gëzohet lajmit për rinisjen e dasmave: Për hair na koftë!

Ndonëse ende s’ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë është bërë e ditur se dasmat dhe ahengjet er tjera do të rinisin nga 1 korriku.
E këtij lajmi më së shumti i janë gëzuar artistët dhe gastronomët, të cilët pezulluan punën për shkak të përhapjes së pandemisë.

Edhe reperi Gold AG e ka mirëpritur këtë lajm, duke reaguar përmes një postimi në Instagram.
“Për hair na koftë edhe ne, prej 1 korrikut”, ka shkruar reperi.
Ndërkohë, Gold AG-u gjatë kësaj kohe ka punuar në projekte të reja, kohë më parë ai promovoi këngën “Prishtina” në bashkëpunim me Albina Kelmendin./Indeksonline/