09:32 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Gold AG në përkrahje të personave me ngjyrë, publikon video duke kënduar së bashku në gjuhën shqipe

Në Amerikë prej ditësh po protestohet kundër racizmit, pas vrasjes së George Floyd.

Edhe të famshmit në vendin tonë i janë bashkuar fushatës “Black Live Matter”, në mesin e tyre dhe reperi kosovar, Gold AG i cili fillimisht postoj një fotografi ku shihet me dy personave me ngjyrë teksa bënin shqiponjën.

Më vonë reperi ka ndarë edhe një video ku shihet me një tjetër person me ngjyrë duke kënduar së bashku një këngë në gjuhën shqipe.

“I dojm edhe kangen na knojn”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, disa prej fytyrave publike në vend si Enca dhe Amarda Toska e kanë quajtur “modë” fushatën e artistëve shqiptarë për mbështjetjen e protestueseve në Amerikë./Indeksonline/

View this post on Instagram

I dojm edhe kangen na knojn ❤️

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Mos i humb