75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / AR

Gold Ag përkujton Zahir Pajazitin: Dëshmorët e kombit kanë veç ditëlindje

Dita e sotme, 1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ditëlindja e tij u përkujtua nga shumë fytyrat publike, në mesin e tyre edhe reperi Gold Ag. Ai ndau një imazh te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin e Prishtinës, i shoqëruar nga i biri, Guerili.

“Dëshmorët e kombit kan veç ditëlindje 🇦🇱❤️ #ZAHIRPAJAZITI“, shkroi në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/