75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Gold AG thyen heshtjen, flet pas intervistimit nga policia

Dje Indeksoline ka raportuar e reperi Gold AG është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me këngën e tij të fundit “Shkronjat e Arta”

I njohur për këngët e tij patriotike, Gold AG edhe projektin e radhës ia ka dedikuar UÇK-në, ndërsa që nuk ka lënë pa përmendur ish-këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratat e tij që bëri së fundi.

Kënga u konsiderua si nxitje e përçarjes dhe mos durimit, por pas intervistimi reperi është liruar në procedurë të rregullt.

Pas kësaj reperi ka shfrytëzuar Instagramin duke i falënderuar adhuruesit për përkrahjen dhe mesazhet që ka marr nga ata.

“Mijra mesazhe m’kan ardhë sa që, uratat e juaja shpesh herë mi qesin lotët. Më falni që s’mund ti kthej e ti lexoj të gjitha. Po dine se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem vec një djalë i vetëm, por dashnia e juaj më bën të ndihem se çdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Faleminderit shqipet e mia anembanë botës…JU DUA”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, Gold AG kohë më parë është martuar./Indeksonline/