75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

“Golden Boy” merr vendim për të ardhmen

Futbollisti i ri më i mirë në Botë, Matthijs de Ligt nuk do të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse ka kërkesa të mëdha nga top klubet evropiane, 19 vjeçari ka vendosur të qëndroj në Holandë të paktën deri në qershor, shkruan Indeksonline.

“Një lëvizje nuk do të ndodhë me këtë afat të transferimit”, tha ai për NOS.

“Tifozët e Ajax nuk do të duhet të shqetësohen për këtë.”

De Ligt pasi fitoi çmimin “Golden Boy” ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, ndër to edhe Arsenal dhe Manchester United. /IndeksOnline/