Golden Eagle Ylli kalon krizën, Prishtina prek fundin

Sot u luajt dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Superligën e Kosovës.
Sigal Prishtina kishte regjistruar katër humbje dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Golden Eagle Ylli gjithashtu ka të njejtën formë katër humbje dhe një fitore, por therandasit kishin fituar ndeshjen e fundit ndaj Trepçës.
Sigal Prishtina deri më tani në 10 ndeshje të luajtura kishte plotë shtatë humbje dhe tre fitore gjithsej, formë tepër e dobët nga kryeqytetasit.
Golden Eagle Ylli në 10 ndeshje total kishte pesë fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 78 – 73 në favor të Golden Eagle Yllit.
Lojtarët më të dalluar tek Sigal Prishtina ishin Fisnik Rugova me 19 pikë dhe Edmond Azemi me 17 pikë gjithsej.
Tek Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte C john me 16 pikë.
Golden Eagle Ylli qëndron në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Sigal Prishtina në pozitën e gjashtë me 14 pikë.