19:34 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin në “Sezai Surroi”

Pas fitoreve ndaj Bashkimit, AFK Boreas e Lipjanit, Ponte Prizreni është mposhtur në “Sezai Surroi” nga Golden Eagle Ylli me rezultat 76:84.

Përcaktues në fitoren e skuadrës nga Theranda ishe çereku i dytë, të cilin basketbollistët e trajnerit Arben Krasniqi e fituan me 12 pikë dallim (29:17).

Garrius Holloman me 25, Alban Veseli (17) dhe Romelo Banks me 14 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit.

Te vendësit më efikasit ishin Mallcom Canada me 22 dhe Urim Zenelaj me 18 pikë të shënuara.

Me këtë fitore Golden Eagle është ngjitur në kuotën 30 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë, me dy pikë shumë se Rahoveci që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.Ndërsa, Ponte Prizreni renditet në pozitën e katërt me 26 pikë të tubuara.