Golden Eagle Ylli rikthen një nga yjet e sezonit të kaluar

Nënkampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka rikthyer një ngat yjet e skuadrës të sezonit të kaluar.
Bëhet fjalë për Jalen Nesbitt, ku skuadra e Yllit përmes “Facebook” njoftoi rikthimin e amerikanit pas një lëndimi që kishte pësuar.
Nesbitt, gjatë sezonit të kaluar ka qenë lojtar i Yllit, duke arritur mesataren prej 21.5 pikëve dhe 5.2 asistime për lojë duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nga Suhareka.
Nesbitt, kishte qenë i lënduar një kohë por ka arritur të prek finalen e play-offit duke shënuar 11 pikë në ndeshjen e pestë finale./IndeksOnline/