Golden Sabre 25 – FSK dhe KFOR me ushtrim të përbashkët

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë për herë të parë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Pjesëmarrja e njësive specialistike të FSK-së në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR-it, FSK-së dhe PK-së.
Ky aktivitet që mbledh rreth 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, është i projektuar të forcojë ndërveprueshmërinë dhe për të testuar gatishmërinë dhe përgjigjen e koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional.
“Angazhimi i FSK në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive tona institucionale, në realizimin e detyrave kyce për ofrimin e mbështetjes së autoriteve civile dhe në përputhje me standardet e NATO-s.
FSK po vazhdon të thellojë angazhimin e saj në iniciativa të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritet të qëndrueshëm dhe në vizionin e një vendi të sigurt, të integruar dhe të gatshëm për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global” thuhet në njoftimin e FSK-së.