75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Golden State një fitore larg titullit të NBA (Video)

Golden State Warriros janë vetën një fitore larg titullit kampion në ligën më të fortë në botë të basketbollit.

Golden State në ndeshjen e tretë mposhtën Cleveland me rezultat 102-110, shkruan indeksonline.

Gjysma e për e takimit u dominua nga Cavaliers të cilët madje ishin në epërsi deri në +14 pikë ndërsa në pjesën e dytë Golden State përmbysi gjithçka.

Basketbollisti më efikas në këtë ndeshje ishte Kevin Durant me 43 pikë të shënuara, duke u bërë basketbollisti i pestë në histori të NBA që arrin të shënoj më shumë se 40 pikë në një finale.

Ndërsa te Cavaliers më i miri ishte LeBron James me 33 pikë dhe 11 asistime. /IndeksOnline/