75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Golden State pëson humbje, Curry s’ishte në formë!

Skuadra e Golden State Warriors ka pësuar humbje ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 130-104.

Kur Curry s’është në formë, çfarë pritet nga Golden State?

Basketbollisti më i mirë i mbrëmjes ishte, Leonard – i cili realizoi 28 pikë, bëri 9 kërcime dhe 4 asistime, shkruan IndeksOnline.

Për Golden State më i miri në fushë ishte, Oubre me 15 pikë. Paraqitje jo të mirë pati Steph Curry – i cili realizoi vetëm 14 pikë dhe bëri 4 kërcime.

Në këtë xhiro nuk ka arritur të fitoj as skuadra e Luka Doncic, Dallas Maverick, të cilët u mposhtën 116-108 ndaj Oklahoma City./IndeksOnline/