Golden State Warriors mposhtin Clippers-at, Durant me statistika të frikshme
Golden State Warriors ka arritur të shënoj fitore kundër L.A Clippers me rezultat 129-110.
Me këtë fitore, Warriors e quan serinë në 4-2 duke u kualifikuar në rundin e dytë të ‘Play Off’-it, transmeton Indeksonline.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte, Kevin Durant i cili shënoi 50 pikë po ashtu shtoi gjashtë kërcime dhe pesë asistime.
38 nga 50 pikët erdhën në pjesën e parë, duke u bërë kështu lojtari i dytë në histori që shënon 38 pikë në dy çereke në kuadër të ‘Play Off’-it.
Në rundin e dytë, GSË e presin skuadrën në top formë, Houston Rockets./Indeksonline/