Golden State Warriors në finale të Konferencës Perëndimore
Kampioni aktual i NBA, Golden State Warriors kanë arritur të kualifikohen në finale të Konferencës Perëndimore.
GSW mposhtën në gjysmë-finale ekipin e Houston Rockets 4-2 me ndeshje, transmeton Indeksonline.
Përkundër që mungesë ishte Kevin Durant në ndeshjen e fundit, Warriors arritën të fitonin me rezultat 113-118.
Curry bëri që mungesa e Kevin Durant në ndeshjen e fundit të mos vërehet. Ai shënoi 33 pikë, bëri katër asistime dhe pesë kërcime.
Tek Rockets më i miri ishte James Harden me 35 pikë, pesë asistime dhe 8 asistime.
Në finale, GSË e presin fituesin e ndeshjes Portland Blazers-Denver Nuggets./Indeksonline/