Goldi përmallohet për Selimin: M’ka marrë malli me t’pa vëlla, e bashk me ja thanë kangës

Gold Ag përmes një postimi në Instagram ka shprehur mallin për Rexhep Selimin, i cili po mbahet në Hagë.
Reperi ka publikuar një imazh ku shihet pranë Selimit duke ia nënshkruar flamurin e UÇK-së, shkruan Indeksonline.
‘M’ka marrë malli me t’pa vëlla, e bashk me ja thanë kangës ❤️ GJITHMONË ME JU ÇLIRIMTARË’, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/