75 Mall Live Search
19:41 / E Martë, 20 Qershor 2023 / MSH

Golf 2-shi përplaset me Audin në Zllakuqan të Klinës, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Zllakuqan të Klinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë Golf 2 dhe një Audi.

Indeksonline raporton se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet policore, të cilat po e hetojnë rastin.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti: