Golf 4-shi i parkuar gabimisht, ju nxjerrë telashe kompanisë në Prishtinë!

Një veturë e tipit “Golf-4” është bërë “mollë sherri” për vazhdimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet ky automjet i parkuar gabimisht.
Kësisoj, kompania është detyruar që në atë pjesë t’i ndalojë punimet.
Jo rrallë herë banorët e kësaj ane ankohen për infrastrukturën jo të përshtatshme.