75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / k.v

“Golf VII” fundoset në ujë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Video)

Një veturë është fundosur në kanalin e mbushur nga uji në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku vetura “Golf VII” shihet se ka mbetur në ujë dhe se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e cila po merret me rastin./IndeksOnline/