75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

‘Goli është i imi’/ Momenti kur Broja shënon, por VAR-i ia anulon

Armando Broja shënoi golin e dytë për Vitessen, megjithatë VAR-i nuk ia pranoi.

Ishte minuta e 47’të, ku sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi për 2 me 0 kundër Zwolle, megjithatë goli nuk u pranua, shkruan IndeksOnline

Para se ta merrte vendimin VAR-i, Broja kishte një ‘mos-marrëveshje’ me bashkëlojtarin. Broja thoshte se ai e shënoi golin, kurse mëndim ndryshe kishte lojtari tjetër i Vitesses.

“Jo, jo – është goli i imi, i imi”, vërehet duke thënë Broja.

Kujtojmë që Broja shënoi golin e parë në këtë sfidë./IndeksOnline/