21:48 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Goli i 5-të në Zvicër, talenti shqiptar i shënon edhe Baselit [Video]

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkëlqim Demhasaj, është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran.

21-vjeçari që aktivizohet te skuadra e Luzernit gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Baselit.

Skuadra e tij u mund me rezultatin 1-4, teksa shqiptari shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të. Ky ishte goli i 5-të në kampionat për të.

Përveç Demhasajt, në sfidën e sotme u aktivizuan edhe 3 futbollistë të tjerë, bëhet fjalë për mesfushorin e Luzernit Hekuran Kryeziu, dhe dy futbollistët e Baselit, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka. Në minutën e 85-të, Kryeziu la fushën e lojës pasi u ndëshkua me karton të kuq.