Goli i Alioskit nuk kryen punë, Maqedonia e Veriut pëson humbje kundër Ukrainës

Kombëtarja e Ukrainës ka shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut me rezultat 2:1.
Golat për Ukrainasit i shënoi Yarmolenku në minutën e 29-të dhe Yaremchuk në minutën e 34-të, transmeton Indeksonline.
Për Maqedoninë e Veriut shënoi shqiptari, Ezgjan Alioski në minutën e 57-të. Ai e huqi penaltin por nga topi i kthyer arriti të shënoi.
Në minutën e 83-të Ukraina humbi një penalti por që nuk qoi peshë shumë.

Me këtë humbje, Maqedonia e Veriut zbeh shansat për një kualifikim në fazën tjetër.
Ukraina arrin 3 pikët e para në këtë Evropian./Indeksonline/