75 Mall Live Search
07:56 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / G T

Goli i anuluar i Palmerit “ndoshta nuk ishte pozitë jashtë-loje”, “FutOffsides” analizon situatën

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje ndaj Bayern Munchen, në ndeshjen e parë të fazës së ligës në UEFA Champions League me shifrat 3:1.

Blutë e Londrës shënuan edhe një gol tejet me anë të Cole Palmer, për 3:2 dhe ndoshta do ta rihapte sfidën, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë-loje, shkruan Indeksonline

Faqja e njohur “FutOffsides” ka analizuar këtë situatë dhe shkruan se “ndoshta nuk ishte pozitë jashtë-loje”.

Ky dyshim vjen pasi regjia dhe VAR-i nuk e publikuan pamjen e pozitës jashtë-loje. Dhe nëse e shohim me foto, mund të mos jetë “offside” – pasi Sacha Boey dyshohet se ishte duke e mbajtur në lojë sulmuesin anglez./Indeksonline/