14:09 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Goli i De Bruynet zgjidhet më i miri, shijojeni këtë “perlë” të tij

Premierliga angleze sot dhuroi çmimet për më të mirët e muajit nëntor.

Liverpooli e dominoi totalisht muajin nëntor, duke e marrë çmimin e futbollistit dhe trajnerit më të mirë. Sadio Mane dhe Jurgen Kloppi morën këto çmime.

Ndërsa, Premierliga vendosi që goli i mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, të zgjidhet si më i miri i muajit nëntor, transmeton Indeksonline.

Ai këtë gol e shënoi në barazimin ndaj Newcastlet, por goli ishte jashtë kësaj bote./Indeksonline/