17:36 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Goli i dytë i Ronaldos kujton dy golat e famshëm që nuk u pranuan

Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Goli i dytë i portugezit vetëm sa kishte kaluar vijën dhe në shikim të parë nuk u duk si gol i rregullt.

Por falë teknologjisë, gjyqtari e kishte vërtetuar se i gjithë diametri i topit ka kaluar vijën e golit, shkruan Indeksonline.

Ky edhe një herë na kujton dy nga shkeljet më të mëdha që kanë ndodhur në histori të futbollit modern.

Në sezonin 2011/12 të Serie A, saktësisht me 25 shkurt 2012, Sulley Muntarit iu anulua goli i pastër në ndeshjen kundër Juventusit, gol ky që do të ishte deçiziv që Juve të shpallej kampion.

Një i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut ku Llapardit iu mohua goli edhe pse topi kishte kaluar një metër vijën.

Nëse teknologjia e vijës së fundit do të ishte edhe atëherë, Milani do të kishte një skudeto më shumë dhe Anglia ndoshta do të kishte arritur më shumë sukses në Afrikë. /IndeksOnline/