Goli i futbollistit shqiptar që e bëri kampion Dinamo Zagrebin në Kroaci

Skuadra e Dinamo Zagreb është bërë kampion i sezonit 2023/24 në elitën e futbollit të Kroacisë.
Dinamo shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Osijek dhe ishte futbollisti shqiptar, Arijan Ademi që realizoi të vetmin për ekipin vendas, shkruan Indeksonline
Ademi shënoi me kokë në minutën e 73’të pas një asisti nga Misic.
Ky gol kishte vlerën e titullit kampion këtë edicion. Pasi Dinamo Zagreb tani shkon në kuotën e 78 pikëve, shtatë më shumë se pozita e dytë, Rijeka./Indeksonline/