Goli i Jasir Asanit zgjedhet më i miri nga UEFA

Goli i Jasir Asanit i shënuar ndaj Polonisë, është zgjedhur më i miri nga UEFA.
Asani shënoi golin e parë të Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti shkupjan ishte në garë për golin më të mirë të javës me Leandro Trossad të Belgjikës, Maxim S\morodov të Kazakistanit, dhe Joao Felix të Portugalisë./IndeksOnline/