75 Mall Live Search
18:34 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Goli i javës shënohet në Premierligën angleze nga futbollisti që kushtoi veç 2.5 milionë euro (VIDEO)

Goli më i bukur i javës në Premierligën angleze, është shënuar në ndeshjen Leicester – Brighton.

Ishte futbollisti japonez, Kaoru Mitoma, i cili shënoi një gol fantastik për skuadrën mysafire, duke i dhënë epërsinë në minutën e 27-të, shkruan IndeksOnline.

Goli i tij është bërë viral në mediat sociale dhe është më i komentuari aktualisht, pasi ai po shkëlqen këtë edicion me skuadrën e Brightonit, ku transferimi i tij kushtoi vetëm 2.5 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, futbollisti japonez ka shënuar pesë gola në të gjitha garat dhe ka bërë dy asistime.

Goli i sotëm i Mitomas bëri që Brightoni të marr një barazim 2-2 ndaj Leicesterit në ‘King Power‘ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Premier League./IndeksOnline/