75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 15 Mars 2024 / G T

Goli i javës u shënua mbrëmë në Conference League, futbollisti i Olympiacosit realizoi me “rovershatë”

Skuadra e Olympiacosit është kualifikuar në cerekfinale të UEFA Conference League, pasi mposhti me një spektakël të vërtetë Maccabi Tel Aviv (6-1).

Goli i katërt i shënuar nga skuadra greke ishte fantastik, realizator ishte futbollisti marokien, Ayoub El Kaabi, shkruan Indeksonline

30-vjeçari realizoi në stilin “rovershatë” një nga golat më të bukur të kësaj jave në garat e UEFA-s.

El Kaabi shënoi edhe një gol tjetër në këtë takim, por atë e realizoi me kokë, kurse skaudra e tij siguroi kualifikimin tutje në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të UEFA-s./Indeksonline/