75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 20 Tetor 2024 / G T

Goli i javës u shënua në Holandë, futbollisti i Heracles realizoi më larg se mesi i fushës

Skuadra e Ajaxit shënoi një fitore spektakolare në javën e nëntë në elitën e futbollit holandez, duke mposhtur 3:4 Heraclesin.

Në këtë takim u shënua një super gol dhe ishte lojtari i klubit vendas, Mario Engels që e realizoi, shkruan Indeksonline

Engels shënoi një gol të bukur nga distanca për ta mposhtur portierin e Ajaxit.

Kujtojmë që te Ajaxi në portë ishte Pasveer dhe jo shqiptari, Diant Ramaj – ky i fundit ishte në stol./Indeksonline/