14:23 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Goli i Kane ndaj Leicesterit meriton duartrokitje

Tottenham është duke avancuar në udhëtim ndaj Leicester me golin e Harry Kane.

Anglezi realizoi në minutën e 29-të, por mënyra se si realizoi është për t’u duartrokitur, shkruan Indeksonline.

Kane u asistua nga Son dhe duke shkuar drejt zonës, u pengua dhe madje u rrëzua, por kjo nuk e pengoi të shënonte në portën e Leicesterit dhe ta kalonte ekipin e Tottenham në epërsi./Indeksonline/