75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Goli i Kosovës nën komentim arab, shpërthen komentatori

Komentatorët arabë shquhen për emocionet që përcjellin gjatë komenteve të ndeshjeve të futbollit. Një gjë e tillë u vërtetua edhe në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Kosovës të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Ndeshja ishte duke shkuar drejt fundit me rezultatin 2-2, por pas një aksioni perfekt të kosovarëve, të Milot Rashicës, Rashani e dërgoi në rrjetë topin me kokë për ta çuar rezultatin në 2-3 për Kosovën.

Pikërisht në këtë moment komentatori arab i “beIN Sport” dhuroi spektakël në gjuhën arabe duke komentuar golin e Rashanit me plot emocione dhe zë të çmendur në minutën e 92-të. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Goli i Kosoves, komentatori arab on Vidnews.