Goli i Leaos “mollë sherri” te skuadra e Sassuolos

Francesco Caputo, sulmuesi i Sassuolo i cili hyri në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Milanit, foli për Sky Sport pas humbjes 2-1 në shtëpi.
Ai kritikoi shokët e skuadrës për golin e pranuar në sekondat e parëtë ndeshjes.
“Fillimi i një loje duke pësuar një gol pas 7 sekondash është absurd, nuk kishte vëmendje në atë rast. Në Serinë A nuk mund të marrësh një gol si ky. Na vjen keq sepse duke i dhënë një gol të tillë Milanit, sepse pastaj bëhet e vështirë. Mënyra se si ai arriti sigurisht që mund të kishim bërë më shumë. Në pjesën e parë nuk ishim Sassuolo i vërtetë. Në pjesën e dytë luftuam dhe e kthyem mbrapa Milanin, por ne e dimë se është e vështirë të shënosh ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm”, ka thënë Caputo pas ndeshjes. /IndeksOnline/