75 Mall Live Search
17:59 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Goli i Manajt nuk mjafton, Kosova mposhtet nga afrikanët e Guinesë

Guinea mposhti Kosovën në miqësoren e zhvilluar në Turqi me rezultat 2-1.

Kouyate dhe Kante ishin autorë të golave për kombëtaren afrikane.

‘Dardanët’ reaguan vonë duke shënuar golin e nderit në minutën e 93-të me Arb Manajn.

Në përgjithësi ekipi ynë pati vetëm 3 goditje drejt portës kundërshtare.

Pas dy fitoreve me Maltën dhe San Marinon, kjo ishte humbja e parë për ekipin tonë të kombëtar.