75 Mall Live Search
13:30 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / L A

Goli i Marmoush shpallet si goli i sezonit në Premierligë

Sezoni 2024-25 në Premierligë ishte padyshim një sezon për t’u mbajtur mend.

Dominimi i Manchester Cityt më në fund u thye me Liverpoolin, që arriti të fitonte Premierligën pas 5 vitesh.

Dhe për këtë sezon u publikua edhe fituesi i golit të sezonit, me golin e Omar Marmoush ndaj Bournemouthit që u zgjodh fituese.

Ai la pas në nominim lojtarët si Carlos Baleba, David Brooks, Jens Cajuste, Jhon Duran, Alexander Isak, Nicolas Jackson, Kaoru Mitoma, Cole Palmer dhe Harry Ëilson./IndeksOnline/