23:10 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Goli i Messit ia sjellë fitoren Barcelonës

Barcelona ka arritur të mposht Valladolidin me rezultat 1:0. Përkundër që ishte ndeshje e lehtë në letër, Barcelona vuajti shumë për të marrë tre pikët.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 43-të. Ishte Lionel Messi që akordoi në gol, penalltinë e fituar nga Pique, transmeton Indeksonline.

Edhe pse shënoi gol, Messi pati një ndeshje të dobët. Ai huqi edhe një
penallti në minutën e 85-të. Po ashtu shumë raste i qoi huq.

Performanc të dobët pati edhe Luis Suarez, i cili nuk po arrin asesi të gjej formën e tij këtë sezon.

Me këtë fitore Barcelona ka 54 pikë pas 24 ndeshjeve, shtatë më shumë se Atletico Madrid dhe nëntë më shumë se Real Madrid. /Indeksonline/