75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / SH

Goli i Modric, kroati thyen një rekord në Serie A

Mesfushori Luka Modric ka hyrë në librat e rekordeve të Serie A, pasi u bë mesfushori më i vjetër në histori që shënon një gol në kampionat.

Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ylli i Milanit realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Bolognas, në javën e tretë të kampionatit italian.

Kroati theu rekordin e mëparshëm të ish-mesfushorit kuqezi Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961 në moshën 38 vjeç e 169 ditë.

Me këtë gol, Modric jo vetëm që vulosi një tjetër arritje personale, por gjithashtu u bë vetëm lojtari i tretë në fushë mbi moshën 40 vjeç që arrin të shënojë në Serie A.