Goli i Mohamed Salah kundër Chelseas zgjidhet më i miri i sezonit tek Liverpool
Ekipi i Liverpool-it gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e çmimeve për këtë sezon.
Ashtu siç pritje, lojtari më i mirë i ekipi të parë u zgjodh mbrojtësi, Virgil van Dijk, transmeton Indeksonline.
Mbrojtësi holandez fitoi çmimin Lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë. I dyti në listë ishte Salah, i treti Mane. Kurse top pesëshen e mbylli Arnold dhe Robertson.
Futbollistja më e mirë tek femrat u zgjodh Sophie Auckland.
Goli më i mirë i sezonit u zgjodh ai i Salahs kundër Chelesas. Pozitë e dytë u rëndit goli i Mane kundër Bayern Munchen./Indeksonline/